Sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez, ka shprehur mirënjohje për klubin aktual derisa ka thënë se Barcelona e kishte nënvlerësuar.
“Barcelona nuk më vlerësoi, ata më nënvlerësuan dhe ishte Atletico Madrid skuadra që hapi dyert për mua. Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë klub për besimin që patën te unë”, u shpreh Suarez pas fitimit të titullit në La Liga.
Suarez u largua nga Barcelona gjatë verës mes shumë polemikave, pasi sipas tij, klubi i kishte thënë se ishte shumë i vjetër për të qëndruar ende në “Camp Nou”.