Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarez mbetet te Atletico edhe sezonin tjetër

Sulmuesi Luis Suarez ka konfirmuar se do të jetë pjesë e skuadrës së Atletico Madridit edhe për sezonin e ardhshëm.

Suarez iu bashkua Atleticos para fillimit të këtij edicioni dhe e ndihmoi klubin ta fitojë titullin e kampionit në La Liga pas shtatë vjetësh.

Në sezonin e tij të parë me fanellën e Atleticos, Suarez shënoi 21 gola në 32 ndeshje kampionale.

Ai ka kontratë me Atleticon deri në verën e vitit të ardhshëm. “

Po, padyshim se do të jem te Atletico Madridi edhe sezonin tjetër pasi dua ta respektoj kontratën time. Familja ime është e lumtur këtu dhe unë mund të luajë në nivel të lart”, ka thënë Suarez 34-vjeçar.

Artikuj të ngjashëm