Luis Suarez nuk ka vendosur ende nëse do të mbetet pjesë e Atletico Madridit për sezonin e ri.
Sipas “Marcas”, sulmuesi uruguaian ka mundësi të largohet nga klubi pavarësisht kontratës, e cila i skadon në vitin 2022. Suarez ka një klauzolë që i lejon të largohet si futbollist i lirë nëse nuk dëshiron të mbetet pjesë e klubit.
34-vjeçari arriti të ndihmojë ekipin e tij të fitojë titullin kampion. Suarez në sezonin e tij të parë te madrilenët shënoi 21 gola në 38 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm