Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Struga siguron shërbimet e Mazrekajt

Klubi i futbollit, Struga, ka prezantuar të shtunën anësorin kosovar, Mentor Mazrekaj.

Mazrekaj 34-vjeçar ka kaluar te kampioni i Maqedonisë së Veriut nga ekipi i Laçit në Shqipëri.

Mazrekaj në të kaluarën ka bërë karrierë edhe në Superligën e Kosovës. ishte pjesë e Prishtinës, Ferizajt, 2 Korrikut e Llapit. Ka bërë karrierë edhe te Partizani në Shqipëri dhe te Fortuna Oslo në Norvegji.