Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stoke bie nga Premier League, Shaqiri drejt ndonjë skuadre tjetër

Mesfushori Xherdan Shaqiri do të largohet nga Stoke City, që nuk arriti të sigurojë mbijetesën në Premier League të Anglisë në futboll.

Shaqiri 26-vjeçar, siç ka raportuar gazeta zvicerane “Blick”, ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me të njëjtin çmim që Stoke City pagoi për ta transferuar nga Interi në gusht të vitit 2015, transmeton “Koha Ditore”. Klauzola e lirimit është 12 milionë funte (13.6 milionë euro).

Për reprezentuesin e Zvicrës, siç raportojnë mediumet në Angli, ka kohë që kanë shprehur interesim shumë skuadra të tjera të Premier Leagues.

Stoke City pas humbjes së pësuar të shtunën nga Crystal Palace me rezultatin 2:1 është përshëndetur nga Premier League. Shaqiri shënoi në minutën e 43-të nga gjuajtja e lirë për 1:0, por Crystal Palace shënoi dy gola në pjesën e dytë për ta fundosur Stoke Cityn.

Kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund, Stoke City zë vendin e fundit me 30 pikë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)