Stinori në Formula 1 do të mbahet edhe nëse nuk do të mund të fillohet para tetorit, ka thënë drejtori menaxhues Ross Brawn, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Brawn ka thënë se F1 po shikon të organizojë garat pa praninë e shikuesve, ndërsa po diskutohet çdo opsion i mundshëm.
Edicioni në Formula 1 ishte paraparë të niste në mars, por nisi anulimi dhe shtyrja e garave shkaku i koronavirusit.
“Nëse dëshironi një afat përfundimtar për nisje, atëherë do të ishte tetori. Por, gjithmonë është mundësia që të zgjerojmë stinorin deri vitin e ardhshëm, edhe kjo po shqyrtohet”, ka thënë Brawn.
Në mënyrë që të mbahen 19 garat e parapara, stinori duhet të nisë në korrik dhe do të vazhdonte deri në janar të vitit të ardhshëm.
“Ne jemi duke shikuar logjistikën për gara të mbyllura, si të mund të dërgojmë njerëzit atje, si t’i mbrojmë ata, si të bëjmë garat e sigurta. Ne mund të kemi një ambient shumë të mbyllur, ku skuadrat vijnë nëpërmjet aeroplanëve privat, i dërgojmë në shteg, sigurohemi që të gjithë të testohen, nuk ka rrezik për asnjërin dhe garat janë pa shikues. Nuk është opsioni më i mirë, por është më mirë se të mos garohet fare. Mendoj se duhet të kujtojmë se ka miliona njerëz në mbarë botën që do të përcjellin sportin nga shtëpia”, ka thënë Brawn.
Ai ka shtuar se stinori 2020 mund të ketë nga tetë deri në 19 gara, varësisht se kur do të jetë në gjendje të nisë.
-
Tetë garat e para të stinorit të Formula 1 do të mbahen në Evropë
-
BBC: Këtë vit mund të mos mbahet asnjë garë e Formula 1
-
Anulohet gara e Francës në Formula 1, stinori planifikohet të nisë në korrik në Austri
-
Edicioni i Formula 1 do të nisë pa praninë e shikuesve
-
Stinori i Formula 1 mund të zgjasë deri në janar të vitit të ardhshëm