Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edicioni i Formula 1 do të nisë pa praninë e shikuesve

Ngasësi i Ferrarit, Charles Leclerc ka pranuar se edicioni i Formula 1 duhet të nisë pa praninë e shikuesve në afërsi të shtegut.

Leclerc ka thënë se kjo do të jetë “shumë më ndryshe”, njofton BBC.

Nëntë garat e para të stinorit 2020 në Formula 1 janë anuluar apo janë shtyrë për shkak të koronavirusit. Drejtuesit e F1 po punojnë për planin që të fillojnë edicionin në Austri më 3-5 korrik. Gara e Austrisë do të pasohej në dy gara në Silverstone. Të gjitha këto do të mbahen pa praninë e shikuesve.

“Në një situatë si kjo, siguria dhe shëndeti i të gjithëve është në rend të parë. Kështu që duhet të bëjmë çdo gjë për të filluar edicionin sa më shpejtë që është e mundur. Kjo nënkupton edhe mbajtjen e garave pa shikues. Por si ngasës qartë se e ndien përkrahjen e shikuesve. Vitin e kaluar në Monza, duke drejtuar Ferrarin, përfundimisht kemi ndier përkrahjen dhe kjo na ka ndihmuar të fitojmë garën. Ishte fundjavë e veçantë”, ka thënë Leclerc.

Artikuj të ngjashëm