Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

BBC: Këtë vit mund të mos mbahet asnjë garë e Formula 1

Udhëheqësi i Formula 1, Chase Carey ka pranuar se pronarët e këtij sporti po përgatiten për “mundësinë e largët që asnjë garë të mos mbahet në vitin 2020”.

Sipas Carey, pronarët kanë diskutuar me huadhënësit për atë se si të përballohen humbjet në të hyra, nëse nuk mbahet asnjë garë e stinorit.

Por ai theksoi: “Ne jemi gjithnjë e më të sigurt – edhe pse nuk ka garanci – se do të kemi një kampionat të stinorit 2020”.

Sipas BBC, të dhënat e F1 tregojnë se të ardhurat janë zvogëluar për 84 për qind në tremujorin e parë të vitit.

Carey ka pranuar se pandemia e koronavirusit ka pasur ndikim të madh në F1. Sipas tij synim mbetet që stinori të fillojë në Austri në fundjavën e parë të korrikut.