Sulmuesi Raheem Sterling pritet që shumë shpejtë të firmos kontratë të re me Manchester Cityn, që do ta mbajë tek kampioni i Anglisë deri në verën e vitit 2025.
“Daily Mirror” ka raportuar të mërkurën se Sterlingut i është ofruar kontrata e re, me kushte dukshëm më të mira që pritet shumë shpejtë të zyrtarizohet, transmeton Koha Ditore.
Sterling aktualisht ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023 dhe një pagë javore prej 350 mijë eurosh. 24-vjeçari, ka shpërthyer këtë edicion dhe është njëri prej lojtarëve kryesor të Cityt, duke shënuar 14 gola dhe bërë pesë asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat.
Sterling te City u transferua në vitin 2015 nga Liverpooli për 64 milionë euro dëmshpërblim.
Artikuj të ngjashëm