Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stellini: Tottenhami nuk është në krizë

Trajneri i përkohshëm i Tottenhamit, Cristian Stellini, ka thënë se klubi nuk është në krizë, pas javës me shumë zhvillime.

Antonio Conte u largua nga klubi të hënën pas vetëm 16 muajsh në krye të skuadrës.

Spursi ka njoftuar të premten se drejtori menaxhues, Fabio Paratici, do të largohet pasi dënimi nga federata italiane e futbollit është zgjeruar në gjithë botën nga FIFA të mërkurën.

Tottenhami është jashtë të gjitha garave për trofe në këtë edicion.

Zë pozitën e katërt në tabelën e Premier Leagues, kurse viziton Evertonin të hënën.

Artikuj të ngjashëm