Kur ka mbetur edhe më pak se një vit në fillimin e Lojërave Olimpike Tokyo 2020, stadiumi nacional pritet ta ketë vëmendjen kryesore dhe është raportuar se 90% është i gatshëm, për t’i hapur dyert më pas për herë të parë në muajin dhjetor.
E 387 ditë para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike, mediat kanë shfaqur pamjet e stadiumit që kushtoi 1.25 miliardë dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStadiumi me kapacitet prej 60 mijë ulëseve, do të jetë nikoqir i atletikës dhe ngjarjeve të futbollit gjatë Lojërave dhe është dizajnuar nga arkitekti japonez, Kengo Kuma, me qëllimin të jetë i ngjashëm me lidhjen e Japonisë me natyrën.
Drunjtë që janë mbledhur nga 47 prefekturat japoneze janë përdorur për ndërtimin e çatisë së stadiumit-ikonë dhe 45 mijë ulëse që tashmë janë përfunduar, janë përzierje e të blertës, ngjyrës kafe dhe të bardhës, që reflektojnë rritjen e drunjve.
Stadiumi nacional është një nga tetë vendet që do të përdoret në Tokyo 2020, të cilat janë duke u përfunduar në kohën e paraparë.