Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” do të filloj për pak minuta, me një vonesë prej 365 ditësh shkaku i koronavirusit dhe me një ndjesi shumë të ndryshme nga ajo që ishte menduar fillimisht para se pandemia të ndryshonte gjithçka.
Stadiumi Olimpik është kryesisht i zbrazët. Dyqani i suvenireve “Tokio 2020” jashtë dyerve të para të stadiumit është i mbyllur. Por kjo nuk do të thotë që tifozët kanë qëndruar larg.
Qindra tifozë u mblodhën jashtë portave dhe përgjatë trotuareve të rrugëve të mbyllura, duke valëvitur flamujt me logot olimpike. Disa personalitete dhe mysafirë të ftuar do të jenë të pranishëm në stadium, duke përfshirë edhe zonjën e parë të SHBA-së, Jill Biden.
Shumë vende të mbetura bosh po mbushen me pankarta.
-
Fishekzjarrët ndriçojnë qiellin e stadiumit kombëtar të Japonisë
-
Lojëra “të ndryshme”, por paralimpistët shpresojnë të shkëlqejnë në Tokio
-
Nxënësit do t’i zëvendësojnë tifozët në Lojërat Paralimpike
-
Lojërat Paralimpike “Tokio 2020” do të mbahen pa tifozë
-
Hiseja e Kosovës në Lojërat më të veçanta Olimpike