Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach ka thënë se shtyrja e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” për një vit, shkaku i pandemisë COVID-19, ka kosto të lartë.
Me datën e re Lojërat Olimpike në Tokio do të nisin më 23 korrik dhe përfundojnë më 8 gusht të vitit të ardhshëm. Nga Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike në Tokio është paralajmëruar se nuk do të ketë shtyrje tjetër.
Liderët e komitetit organizativ të Lojërave Olimpike thonë se kostoja do të sillet diku mes dy dhe gjashtë miliardë dollarë, sipas mediumeve japoneze.
“Ndonëse është herët për të treguar shifër të saktë për këtë shtyrje, ne e dimë se duhet të mbulojmë një kosto prej disa qindra dollarë”, ka shkruar ndër të tjera Bach në një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). “Momentalisht, asnjëri nuk di se si do të duket realiteti i botës pas koronavirusit. Ne duhet të shikojmë disa nga aktivitetet tona dhe të bëjmë përshtatjet me realitetin e ri”.
-
Shtyrja e Lojërave Olimpike ka kosto të lartë
-
Bach premton luftën me pandeminë përmes sportit
-
Lojërat Olimpike do të mbahen përkundër rritjes së rasteve me COVID-19
-
Kryeministri i Japonisë: Olimpiada “Tokio 2020” nuk do të shtyhet më
-
Kostoja e shtyrjes së Lojërave Olimpike rreth 1.9 miliardë dollarë