Shtyrja e Lojërave Olimpike për një vit do të ketë një kosto të lartë.
Sipas llogarive të ekspertëve kostoja pritet të jetë mbi 5.5 miliardë euro, shkruan gazeta zvicerane “Blick”, transmeton Koha.net.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Komiteti Organizativ i “Tokio 2020” ende nuk kanë vendosur se kush do të marrë kostot e shtyrjes së Lojërave Olimpike.
Presidenti i IOC-së, Thomas Bach ka thënë se kjo do të bisedohet në ditët e ardhshme.
“Këto janë arsyet pse kam vendosur se na duhen katër javë për t’u përgjigjur gjitha pyetjeve. Ka edhe pyetje tjera. Por, ky vendim ka të bëjë me mbrojtjen e jetëve”, ka thënë Bach.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtyrja e Lojërave Olimpike në Tokio mund të ketë kosto deri gjashtë miliardë dollarë
-
Kostoja e shtyrjes së Lojërave Olimpike rreth 1.9 miliardë dollarë
-
Bach planifikon të tërhiqet vitin e ardhshëm, vlerësohet edhe për shkak të Kosovës
-
Bach i lumtur me ecurinë e Lojërave Olimpike
-
Bach premton luftën me pandeminë përmes sportit