Shtyrja e Lojërave Olimpike Verore në Tokio për shkak të koronavirusit do të kushtojë rreth 1.9 miliardë dollarë, kanë llogaritur organizatorët, raporton gazeta “Yomiuri” sot.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Qeveria e Japonisë në fund të marsit të këtij viti vendosën për shtyrjen e Lojërave Olimpike për një vit, si pasojë e koronavirusit.
Kostoja e shtyrjes përfshinë pagesën e stafit si dhe prezantimin e sistemit të ri për rimbursim të biletave, por nuk përfshijnë edhe masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Organizatorët llogarisin se kostoja do të jetë afro 1.9 miliardë dollarë, por se do të reduktojnë atë duke i thjeshtësuar disa prej garave.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtyrja e Lojërave Olimpike në Tokio mund të ketë kosto deri gjashtë miliardë dollarë
-
Lojërat Olimpike në Tokio pritet të hapen në korrik të vitit të ardhshëm
-
Shtyrja e Lojërave Olimpike ka kosto të lartë
-
“AS”: Pritet shtyrja e Lojërave Olimpike
-
Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të kushtojnë rreth 12.6 miliardë dollarë