Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të shtyhen shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, ka njoftuar gazeta spanjolle “AS”, transmeton Koha.net.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka marrë vendimin të dielën nëpërmjet një video-konference dhe pritet të kumtohet së shpejti njoftimi se po shqyrtohet shtyrja e lojërave.
Ka pasur presion të madh nga komitetet nacionale olimpike dhe federatat ndërkombëtare që të shtyhen Lojërat Olimpike të parapara të mbahen në Tokio nga 24 korriku deri më 8 gusht. Po ashtu ankesa të shumta ka pasur edhe nga sportistët, që kanë thënë se nuk do të mund të stërviten.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar më në fund është dorëzuar. Në komunikatë nuk do të tregohet data e re, pasi do të shikohet për një datë më të përshtatshme.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach së fundi në një intervistë për transmetuesin gjerman “SËR”, ka treguar për vështirësitë e shtyrjes së Lojërave Olimpike.
“Lojërat Olimpike nuk mund të lëvizen si një ndeshje e futbollit të shtunën e ardhshme. Është një situatë shumë më komplekse”, ka thënë Bach.
Mësohet se po shqyrtohen disa alternativa. E IOC-ja do t'ia jap vetes një afat kohor prej katër javëve për të marrë vendimin final.
Para pak ditëve është vendosur që të shtyhet Kampionati Evropian i futbollit për një vit, po ashtu edhe Copa America.