Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në “Tokio 2020” do të lejohen deri 10 mijë tifozë japonezë

Në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të lejohet hyrja e deri 10 mijë tifozëve japonezë nëpër arena, raporton BBC.

Tifozët nga jashtë Japonisë nuk lejohen në Lojërat Olimpike, por është konfirmuar se do të lejohen tifozët japonezë.

Kapaciteti do të caktohet në 10 mijë tifozë, por në rast se kjo shifër nuk e tejkalon 50 për qind të kapacitetit të arenës.

Lojërat Olimpike do të nisin më 23 korrik ndërsa ato Paralimpike më 24 gusht.