Asnjë tifoz i huaj nuk do të lejohet t’i ndjekë nga afër Lojërat Olimpike dhe Paralimpike këtë verë, për shkak të shqetësimeve rreth pandemisë së koronavirusit, kanë thënë organizatorët.
Autoritetet japoneze i kanë thënë komitetit Olimpik dhe Paralimpik se gjasat që tifozët të hyjnë në shtetin e Japonisë janë të vogla.
Organizatorët kanë thënë se kjo do t’i bënte Lojërat më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit, por edhe për publikun japonez.
Lojërat Olimpike dhe Paralimpike që ishin paraparë të zhvillohen vitin e kaluar janë shtyrë për këtë verë. Është vendosur që të nisin më 23 korrik.