Fshati Olimpik është gati që t’i mirëpresë atletët dhe zyrtarët kur kanë mbetur vetëm edhe 42 ditë deri në fillim të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Kështu kanë bërë të ditur organizatorët të premten.
Me lokacion në veri të qytetit, Fshati Olimpik i Pekinit ka 20 ndërtesa dhe kapacitet prej 2338 shtretërve. Lojërat Olimpike Dimërore mbahen nga 4 deri më 20 shkurt.
Po ashtu, në këtë lokacion do të jenë të gatshme edhe 1040 shtretër gjatë Lojërave Paralimpike që mbahen nga 4 deri më 13 mars.
Do të jetë e gatshme edhe një palestër dy katëshe me 2000 metra katrorë, ku për sportistët do të jetë e hapur 24 orë.
Edhe
Pse ka pak rekorde botërore në Lojërat Olimpike Dimërore?
Menaxheri Li Bin u ka thënë gazetarëve se në palestër do të ketë distancë ndërmjet pajisjeve ku sportistët ushtrojnë dhe do të ketë numër të limituar të sportistëve për ta parandaluar përhapjen e Covid-19.
Përveç në Pekin, do të jenë edhe dy Fshatra Olimpike, në Yanqing dhe në Zhangjiakou.