Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Sporti Total” sjell sot më të rejat nga futbolli vendor

Emisioni qendror i sportit në KTV transmetohet çdo të diel prej orës 22:15.

Futbolli i Kosovës është fokusi i përhershëm i emisionit me lojtarët e trajnerët kryesorë të Superligës dhe me ekspertët më të njohur të futbollit të Kosovës që vijnë në studio për të komentuar ndeshjet nga të gjitha terrenet.

Elita e basketbollit, si dhe informacionet nga hendbolli, volejbolli gjithashtu vijnë çdo fundjavë, bashkë me ngjarjet kryesore nga arenat botërore prej Wembleyt e deri te Staples Center.