Sport

Sporti në terr, për 30 minuta ndalet rryma në përballjen Kosovë – Gjeorgji

Hendbollistet kosovare sot kanë filluar aventurën për kualifikimin në Evropian 2018 në përballjen e parë ndaj Gjeorgjisë.

Por, kjo ndeshje nuk filloi mirë, pasi në minutat e para të takimit u ndal rryma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke i lënë në terr skuadrat për 30 minuta, raporton KTV.

Kosova është në Grupin B së bashku me Gjeorgjinë dhe Izraelin në raundin e parë të kualifikimeve.

Ndeshjen tjetër Kosova e luan nesër në ora 17:00 ndaj Izraelit.

Kosova ka dështuar në dy ciklet e kaluara eliminatore, ndërsa tash e kërkon vendin e parë që do ta dërgonte në raundin e dytë kualifikues.