Ndeshja ndërmjet Gjeorgjisë dhe Izraelit, e luajtur të premten mbrëma në Gjakovë, ka hapur turneun kualifikues të Grupit B të raundit të parë të evropianit 2018 për hendbolliste. Dy ndeshjet e tjera luhen në Prishtinë dhe pjesë e tyre është edhe përfaqësuesja e Kosovës.
Hendbollistet e Kosovës, të shtunën, (sot) nga ora 18:00 luajnë me Gjeorgjinë, ndërsa të dielën nga ora 17:00 përballen me Izraelin. Kosova ka dështuar në dy ciklet e kaluara eliminatore, ndërsa tash e kërkon vendin e parë që do ta dërgonte në raundin e dytë kualifikues. Do të ishte sukses i madh për përfaqësuesen e Kosovës në hendboll, nëse ndodh kjo.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Hendbollistet kosovare i pret fundjavë e rëndësishme
-
Në Prishtinë të martën nis “IHF Trophy” në hendboll
-
Kosova luan me Suedinë për vend në Botëror
-
Kosovën e pret një ndeshje tjetër e vështirë me Poloninë
-
Të enjten grumbullohet përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, nis misioni për dy ndeshjet e vështira