Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spezia me fitore të madhe ndaj Interit

Spezia ka shënuar fitore të madhe ndaj Interit për të vazhduar luftën për mbetje në elitën e futbollit italian edhe për një edicion tjetër.

Spezia mposhti Interin të premten mbrëma me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 26-të.

Lautaro Martinez humbi penalltinë në minutën e 13-të për Interin, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, Daniel Maldini, kaloi vendësit në epërsi prej një goli.

Romelu Lukaku shënoi nga penalltia për barazimin e rezultatit në minutën e 83-të.

Nga 11-të metra realizoi edhe Spezia nëpërmjet M’Bala Nzolas, për rezultatin final të takimit.

Spezia në 26 ndeshje të luajtura tani ka 24 pikë dhe zë pozitën e 17-të.

Edhe Kampioni Interi e mbyll edicionin me barazim Futboll 2 muaj më parë Kampioni Interi e mbyll edicionin me barazim

Interi humb hapin për titull kampioni me këtë disfatë.

Mbetet në pozitën e dytë me 50 pikë, 15-të më pak se Napoli lider.