Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi fiton dhe mban hapin për titull kampioni

Interi e ka fituar me vështirësi ndeshjen që në letër dukej e lehtë.

“Nerazzurrët” të premten mbrëma triumfuan në udhëtim te Spezia me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 33-të të elitës së futbollit italian.

Interi kaloi në epërsi në minutën e 31-të nëpërmjet Marcelo Brozoviqit.

Për 2:0 u përkujdes Lautaro Martinez në minutën e 73-të.

Skuadra vendëse e ngushtoi epërsinë dy minuta para fundit me mesfushorin Giulio Maggiore.

Por, kampioni në fuqi ia dha goditjen e fundit skuadrës nikoqire me golin që e shënoi në minutën e katërt shtesë. Realizator ishte sulmuesi kilian, Alexis Sanchez.

Te Spezia titullar ishte sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, i cili luajti deri në minutën e 60-të.

Me këtë fitore, Interi që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar ka 69 pikë në 32 takime të luajtura.

Spezia mbetet në pozitën e 15-të me 33 pikë në po kaq ndeshje.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm