Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spence unifikon titujt e botës në kategorinë velter

Errol Spence Jr. unifikon titujt e botës në kategorinë velter

Superylli amerikan i boksit Errol Spence Jr. është rikthyer në mënyrë senzacionale pas një pauze 14-muajshe shkaku i një operimi në sy.

Spence Jr. të shtunën mbrëma në Teksas të SHBA-së, mposhti me nokaut teknik në raundin e dhjetë boksierin kuban Yordenis Ugas, duke unifikuar titujt WBC, WBA dhe IBF në peshën velter. Spence para kësaj lufte kishte titujt WBC dhe IBF, ndërsa Ugas atë WBA.

Për Spencen fitorja e të shtunës ishte e 28-ta në karrierë nga po aq meçe, ndërsa 22 i ka me ndërprerje. Ai e ka hapur rrugën për një meç për unifikim të katër titujve të mëdhenj me Terrence Crawfordin. Crawford është kampion në versionin WBO.

“Nuk kisha fare dyshime. Besova qind për qind në vete dhe dhashë maksimumin në stërvitje. Nuk doja të kisha ndonjë luftë të lehtë për t’u rikthyer në ring. Doja të tregoja më të mirën time dhe e bëra këtë në meçin me Ugasin”, tha Spence raporton “CBS Sports”.

Artikuj të ngjashëm