Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Australiani Kambosos bën befasi, mposht Lopezin

Boksieri australian George Kambosos Jr. ka bërë befasi të madhe duke e mposhtur të shtunën mbrëma në New York superyllin e boksit Teofimo Lopez, në duelin e vlefshëm për tre tituj të botës në kategorinë e lehtë.

Kambosos Jr ia rrëmbeu Lopezit titujt në versionet WBA, IBF dhe WBO.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kambosos e rrëzoi Lopezin në raundin e parë, ndërsa në fund ngadhënjeu 2:1 me vlerësim të jurisë. Në raundin e dhjetë Lopez e rrëzoi Kambososin.

Në fund dy anëtarë të jurisë e vlerësuan luftën 115:112, 115:111 në favor të australianit, ndërsa njëri 114:113 në favor të Lopezit.

Për australianin 28-vjeçar kjo ishte fitorja e 20-të në boksin profesionist në po aq meçe, ndërsa 10 prej tyre i ka me nokaut. Lopez në anën tjetër ka pësuar humbjen e parë në boksin profesionist, pas 16 fitoreve rresht.