Superylli amerikan i boksit Terrence Crawford ka mposhtur me nokaut teknik në raundin e dhjetë amerikanin Shawn Porter, duke mbrojtur kështu titullin e botës në boks në versionin WBO në kategorinë velter.
Përballja ishte mjaft e fortë, por në raundin e dhjetë, Crawford e rrëzoi dy herë Porterin, duke shtyrë gjyqtarin që ta ndërpresë përballjen.
Për Crawfordin 34-vjeçar është fitorja e 38-të në boksin profesionist nga po aq meçe, ndërsa e 29-ta me nokaut.
Porter ndërkohë ka pësuar humbjen e katërt në karrierë, karshi 31 fitoreve e një barazimi. Porter pas meçit ka vendosur të pensionohet nga boksi profesionist.
Artikuj të ngjashëm