Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spektakël në “Streetball Kosova 2018” , triumfon ‘Depërtejshëm’

Skuadra “Depërtejshën” e përbërë nga basketbollistë të njohur si, Arti Hajdari, Egzon Gjurka, Blend Matoshi dhe Beqë Kovaçi, janë kampionë të rinj, të ‘Streetball Kosova 2018’.

Ekipi kampion i Pejës, në superfinale mposhti nënkampionin e vitit 2016, ekipin Air Force One, me rezultat 22:15, transmeton KTV.

Superfinalja ishte tejet e luftuar me të dyja skuadrat që dhuruan spektakël edhe për publikun e pranishëm në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Por “Depërtejshën” të udhëhequr nga basketbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arti Hajdari si dhe Egzon Gjurka, arritën të triumfonin në Superfinalen e Madhe.

Deri në finale, Depërtejshën erdhi duke mposhtur skuadrat nga Ferizaj dhe Gjilani, por pësoi disfatë nga Air Force One, në ndeshjen vendimtare të grupit A dhe zuri vendin e dytë.

Në gjysmëfinale, Depërtejshën eliminoi nënkampionen e edicionit të kaluar, skuadrën Shmekat, e cila luajti me Qëndrim Birajn, Ujkan Karanezin, Altin Morinën dhe Urim Zenelajn 21:16, për të kaluar në finalen e madhe.

Para finales , publiku në Sheshin Zahir Pajaziti pati mundësi të kënaqej me garën atraktive të ngulitjeve, “SPRITE, gara për ngulitjen më të bukur”.

Edhe Peja fiton titullin pas një dekade Sport 3 v. më parë Peja fiton titullin pas një dekade

Arbër Shala, Kreshnik Bërnica dhe Arian Memeti ishin tre garuesit e paraqitur për këtë garë, kurse në fund, basketbollisti gjilanas Arian Memeti, mblodhi duartrokitjet më të mëdha dhe u shpall fitues.

Një tjetër atraksion para ndeshjes finale, ishte ndeshja ekzibicionale e dy ekipeve të femrave, nga streetballistet nga Peja e Gjakova.

Skuadra Depërtejshën me triumfin në Superfinale, fitoi shpërblimin prej 800 eurove dhe të drejtën të përfaqësojë Kosovën në “Challenger Streetball” në Bukuresht të Rumanisë.