Të premten, në fushën sportive të parkut të 1ytetit, ekipi “Edhe na jena Kosovë” ka triumfuar në finalen e turneut kualifikues të “Streetball Kosova 2018” në Prizren, duke mposhtur skuadrën Young Boys me rezultat 17:13.
Ndërkohë, të shtunën në Mitrovicë, në platonë e parkingut te liqeni akumulues në Suhodoll, në ambientin e ri ku tash e tutje do të mbahen garat e streetballit kosovar, kampione doli skuadra “Missini Sweets”, që mposhti ekipin Kings, me rezultat 21:07, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIzet Tahiri, Besnik Azemi, Korab Prekazi dhe Musab Mala, katërshja e Missini Sweets ishte e pakontestueshme në garat e së shtunës në ambientin perfekt të Liqenit Akumulues në Mitrovicë, duke mposhtur në finale ekipin King të prirë nga veterani i streetballit kosovar, Gazmend Muzliu.
“Gazi i cili nuk ka munguar në asnjë garë të Streetball Kosova që nga viti 2005, prej se karvani streetbollistik rrugëton 1000 kilometra nëpër tërë Kosovën, ishte i suksesshëm duke u kualifikuar në finale pa asnjë humbje, por aty u ndeshë me skuadrën e cila sot ishte realisht më e mira në Mitrovicë duke i fituar të gjitha ndeshjet në mënyrë të bindshme dhe me plotë meritë u kualifikua për në superfinalen e sivjetme e cila do të mbahet të shtunën e ardhshme, në Sheshin Zahir Pajaziti, në qendër të Prishtinës”, thuhet në komunikatë.
Pas garave të zhvilluara të premten dhe të shtunën në Prizren, përkatësisht në Mitrovicë, janë përcaktuar superfinalistat 6 e 7 dhe tash ka mbetur vetëm edhe një biletë për superfinale, ajo e cila do t’i takojë fituesit të Streetball Kosova 2018 turneut kualifikues në Prishtinë.
Të dielën më 19 gusht, në Sheshin Zahir Pajaziti, me fillim nga ora 11:00 do të fillojnë regjistrimet e ekipeve kurse nga ora 12 do të hidhet shorti dhe fillojnë.