Kanë përfunduar turnetë kualifikues të kampionatit të Streetballit në Kosovë, me turneun e fundit të mbajtur në Prishtinë të dielën, që ka dhënë edhe emrin e Superfinalistit të tetë për këtë edicion.
Ekipi me emrin 4-shja, që merr pjesë tash e 10 vjet rresht në Streetball, Skuadra e përbërë nga ish-basketbollistët Pjetër e Palush Doda, Amant Jaha e Dorant Hana, triumfuan në turneun e Prishtinës, për të siguruar biletën e fundit të Superfinales, transmeton KTV.
Në finale, skuadra e udhëhequr nga Pjetër e Palush Doda, triumfuan pasi mposhtën Bukuroshat 12:10, në një ndeshje tejet interesante.