LeBron James shënoi pikët vendimtare për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij në ndeshjen e yjeve të NBA-së, që u zhvillua në orët e hershme të së hënës (sipas kohës në Kosovë) në Cleveland.
Skuadra LeBron mposhti atë Durant me shifrat 163:160.
Ndeshja, si zakonisht ishte spektakël për t'u kujtuar, ku ylli i Golden State Steph Curry shkëlqeu me 50 pikë, duke shënuar plot 16 trepikësha, që është rekord në ndeshjet “All-Star”.
Megjithatë, Giannis Antetokounmpo dhe LeBron James morën përsipër lojën në çerekun e fundit dhe basketbollisti i Lakers shënoi pikët vendimtare.
Antetokounmpo mbylli ndeshjen me 30 pikë, kurse James shtoi 24.
Nikola Jokiq nuk ishte në nivelin e tij të zakonshëm dhe shënoi vetëm dhjetë pikë, nëntë kërcime e tetë asistime. Luka Donçiq ndërkohë shtoi tetë pikë për ekipin fitues.
Joel Embiid ishte më efikasi tek ekipi Durant me 36 pikë. U dalluan edhe Devin Booker me 20 dhe LaMelo Ball me 18 pikë.
Curry u shpall lojtari më i vlefshëm (MVP) i ndeshjes së yjeve.
Ndeshja e radhës All-Star do të mbahet vitin e ardhshëm në Salt Lake City.