Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spartaku i Moskës do të përjashtohet nga Liga e Evropës

Ekipi nga Rusia, Spartaku i Moskës nuk do të mund të përballet me Leipzigun në 1/8 e finales të Ligës së Evropës. “Bild” ka raportuar të hënën se Spartaku do të përjashtohet automatikisht nga kjo garë nga UEFA pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Gazeta gjermane ka raportuar se UEFA tashmë ka marrë vendimin, të cilin pritet ta bëjë zyrtar së shpejti. Edhe te Leipzigu po besojnë se tashmë e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Evropës pa pasur nevojë të përballen me Spartakun e Moskës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte e planifikuar të luhej javën e ardhshme, por Spartaku do të duhej të gjente një vend neutral për të luajtur si vendas.

UEFA javën e shkuar ka marrë vendim që skuadrat ruse do të mund të luajnë si vendase vetëm në vende neutrale pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.