Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja fiton derbin ndaj Skocisë

Spanja e ka fituar derbin e Grupit A kualifikues për “Euro 2024”. Spanjollët mposhtën të enjten mbrëma Skocinë me rezultatin 2:0.

Kjo ndeshje u zhvillua në Sevilla. Spanja i shënoi vonë dy golat e fitores.

Në minutën e 73-të shënoi Alvaro Morata, kurse Oihan Sancet realizoi goli ne dytë katër minuta para fundit të takimit.

Me këtë fitore, Spanja është forcuar në vendi ne dytë me 12 pikë, tri më pak se liderja Skocia. Spanja ka një ndeshje më pak të zhvilluar se skocezët.