Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja “shkel” Qipron

Spanja ka “shkelur” Qipron duke e mposhtur 6:0.

Gavi e Mikel Merino shënuan në pjesën e parë. Ndërkohë Joselu, Ferran Torres e Alex Baena shënuan në pjesën e dytë.

Torres i realizoi dy gola.

Spanja është e dyta në Grupin A të kualifikimeve për Euro 2024. I ka nëntë pikë nga katër ndeshje. Skocia udhëheq në grup me 15 pikë nga pesë ndeshje. Qipro i ka humbur pesë ndeshjet e deritashme.