Spanja ka fituar pa telashe ndaj Qipros në udhëtim të enjten mbrëma, në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm që organizohet në Gjermani. Spanjollët çështjen e fituesit e mbyllën në pjesën e parë kur shënuan tri gola.
Në minutën e pestë realizoi sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal. Mikel Oyarzabal e dyfishoi epërsinë në minutën e 22-të, kurse gjashtë minuta më vonë, shënoi edhe Joselu. Kostas Pileas për vendësit e shënoi golin e vetëm në këtë përballje. Spanja pas shtatë ndeshjeve aktualisht zë pozitën e parë me 18 pikë. Qipro e fundit në grup është pa pikë në tetë ndeshje.
Artikuj të ngjashëm