Spanja nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian të futbollit.
Të dielën mbrëma në Valladolid, Spanja fitoi 3:1 ndaj Gjeorgjisë.
Spanja e Skocia më herët kishin siguruar kualifikimin nga Grupi A.
Spanja ka fituar grupin me 21 pikë, ndërsa Skocia është e dyta me 17 pikë.
Robin Le Normand kaloi në epërsi Spanjën në minutën e katërt. Khvicha Kvaratskhelia barazoi rezultatin në minutën e dhjetë, por më pas spanjollët shënuan edhe dy gola të tjerë. Ferran Torres shënoi për 2:1 në minutën e 55-të, kurse Luka Lochoshvili shënoi autogol në minutën e 72-të.
Norvegjia ka përfunduar e treta në grup me 11 pikë. Gjeorgjia renditet e katërta me tetë pikë, ndërsa Qipro nuk mori asnjë pikë.
Skocia e Norvegjia barazuan 3:3 të dielën mbrëma.