Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja kualifikohet në “Euro 2024” së bashku me Skocinë

Përfaqësuesja e Spanjës është kualifikuar në “Euro 2024” pasi të dielën mbrëma triumfoi ndaj Norvegjisë. Spanja e mposhti në udhëtim Norvegjinë me rezultatin minimal 1:0 në ndeshjen që i takoi Grupit A.

Golin e vetëm në këtë ndeshje, e shënoi mesfushori Gavi në fillim të pjesës së dytë. Gavi realizoi në minutën e 49-të për t’ia siguruar fitoren Spanjës.

Me këtë fitore, Spanja ka dalë në krye të grupit me 15 pikë, sa i ka edhe Skocia që po ashtu është kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, Norvegjia mbetet e treta me 10 pikë dhe një ndeshje më shumë të luajtur se Spanja e Skocia, të cilat muajin e ardhshëm i kanë edhe nga dy ndeshje në kuadër të këtij cikli eliminator.