Qeveria e Spanjës pritet të dorëzohet dhe të pranojë rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s.
Mediumi spanjoll “El Confidencial” shkruan të enjten se Qeveria e Spanjës do të lejojë që të shfaqet flamuri dhe të intonohet himni i Kosovës në ndeshjen kundër Spanjës, që do të zhvillohet më 31 mars në Sevillla.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Botërorin “Katari 2022” dhe së fundi, Federata spanjolle provokoi, duke paralajmëruar se do të luajë kundër “Territorit të Kosovës”.
Kjo çoi në reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, që tha se do të paraqitet vetëm si shtet, me himn e flamur.
Po ashtu, në një përgjigje për KOHËN, UEFA ka konfirmuar se ndeshja do të luhet sipas rregullave të FIFA-s, pa asnjë përjashtim.
Spanja është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në shumë raste u ka nxjerr telashe sportistëve kosovarë. Për këtë ishte dashur edhe reagimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
-
Reagon FFK-ja: Në Spanjë luajmë me himn e flamur
-
Sot Kosova përballet me Spanjën – jo veç në sport
-
Spanja: Luajmë me Kosovën, por nuk e njohim
-
UEFA: Ndeshja Spanjë – Kosovë organizohet sipas rregulloreve të FIFA-s
-
Bën bujë qëndrimi diskriminues i Spanjës, FFK-ja e bindur se do të prezantohet me himn e flamur