Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, është fotografuar në një darkë me drejtorin gjeneral të Fiorentinës, Pantaleo Corvino.
Spalletti mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje të re.
{gallery}
Dihet se ai është shok me Corvinon dhe nuk do të thotë që takimi ishte për një marrëveshje mes palëve, megjithatë dihet që Fiorentina në fund të sezonit do të kërkojë trajner të ri.
Kohë më parë Spalletti kishte thënë për “Radio Blue” se “një ditë ëndërroj të jem trajner i Fiorentinës”.