Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spalletti takohet me disa trajnerë të Serie A

Përzgjedhësi i Italisë në futboll, Luciano Spalletti, ka takuar disa trajnerë të Serie A, përfshirë Massimiliano Allegrin, Stefano Piolin dhe Gian Piero Gasperinin.

Së shpejti, ai pritet ta vizitojë edhe Jose Mourinhon, Simone Inzaghin, Maurizio Sarrin dhe Vincenzo Italianon. Ish-trajneri i Napolit po e përdor këtë kohë për të folur rreth lojtarëve italianë.

Spalletti, që fitoi titullin me Napolin, ka theksuar se dëshiron të krijojë një ambient “pozitiv” me klubet e Serie A. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të shtunën se ai nuk do t’i ftojë më shumë se 28 lojtarë, plus një grup me maksimumin e 10 lojtarëve që nuk do të stërviten në “Coverciano”, por do të ishin të gatshëm për lojë nëse ka nevojë.