Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Trajneri i Napolit kërkon fitore ndaj Bolognas

Trajneri i Napolit, Massimiliano Allegri

Trajneri i Napolit, Massimiliano Allegri, ka kërkuar nga lojtarët që ta japin më të mirën në përballjen ndaj Bolognës.

Allegri të shtunën është shprehur se Napoli synon tre pikët ndaj Bolognas. 

Napoli të dielën nga ora 18:00 e pret Bolognan në ndeshjen që i takon xhiros së katërt të Serie A. 

Napoli ka tri disfata radhazi në të gjitha garat. Në kampionat ka një fitore dhe dy humbje. Ndërsa edhe në “Champions” është mposhtur nga Arsenali. 

“Nesër është mundësia jonë për të fituar në shtëpi. Ende nuk ia kemi dalë ta bëjmë këtë. E dimë shumë mirë se ku ndodhemi, kemi pësuar tri humbje radhazi. Nuk ka shumë për të folur, por vetëm për të vepruar. Nesër kemi mundësinë të marrim tri pikë ndaj Bolognas. Është një skuadër e mirë dhe me lojtarë teknikisht të fortë, por për ne ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme. Kjo është e qartë për të gjithë”, ka thënë Allegri, shkruan të dielën “Fotball Italia”.