Përzgjedhësi i Italisë në futboll, Luciano Spalletti, ka thënë se shorti do të mund të ishte më i mirë.
Ai ka thënë se “ne jemi Italia” dhe se “Luca Vialli do të jetë mburojë e jona”.
“Do të mund të shkonte më mirë, por ne ishim në vazon e katërt. Dhe kurrë mos harroni. Ne jemi Italia”, ka thënë Spalletti për “RAI Sport” pas shortit.
“Është vështirë të bëjmë parashikime sepse ka edhe shumë muaj para. Shqipëria ka treguar se është shumë mirë e organizuar. Gjithçka do të vendoset nga momenti, përgatitjet që do t’i bëjmë dhe se si do të punojmë së bashku. Kroacia është e fortë, skuadër me eksperiencë. Disa prej lojtarëve të tyre janë në nivelin më të lartë”, theksoi Spalletti.
Spanja është skuadra më e fortë në letër. E ka mposhtur dy herë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, por humbi nga Italia në gjysmëfinale të “Euro 2020” në penallti.
“Çdokush që e do këtë sport duhet ta shijojë sfidën. Brenda një ndeshjeje ka momente kur skuadra duhet të mbrohet edhe me 10-të futbollistë në zonë, por qëllimi është të luajmë gjithmonë futboll atraktiv dhe sulmues”, deklaroi Spalletti.