Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Southgate lë Sanchon jashtë për duelin ndaj Shqipërisë

Jadon Sancho është lënë jashtë listë së Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit në muajin nëntor kundër Shqipërisë dhe San Marinos.

Sancho te Unitedi është përdorur më shumë si zëvendësues dhe ende nuk ka shënuar apo asistuar me klubin e ri qëkur u transferua nga Dortmundi në verë.

Është rikthyer Marcus Rashford për herën e parë qëkur u operua në shpatull pas finales së “Euro 2020”. Rashford i ka shënuar tri gola në pesë ndeshje për Unitedin.

Përzgjedhësi Gareth Southgate në listë nuk e ka përfshirë as yllin tjetër të Unitedit, Jesse Lingard, si dhe Kieran Trippierin e Atletico Madridit dhe Fikayo Tomorin e Milanit.

As Mason Greenëood e Emile Smith Rowe nuk kanë arritur ta bindin Southgaten me paraqitje dhe nuk janë përfshirë në listë për duelet e nëntorit.

Anglia e pret Shqipërinë në “Wembley” të premten e ardhshme, ndërsa me San Marinon luan më 15 nëntor.