Jadon Sancho nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet kualifikuese të Botërorit për Anglinë.
Sulmuesi është rikthyer te Manchester Unitedi pasi ka pësuar një goditje të vogël gjatë seancës stërvitore.
21-vjeçari e mori dëmtimin më herët gjatë kësaj jave dhe nuk luajti për Anglinë në fitoren 4:0 në udhëtim te Hungaria në Budapest.
Sancho pritet të shërohet në kohë dhe të jetë i gatshëm për Manchester Unitedin kundër Newcastle Unitedit më 11 shtator. Kundër Newcastlet pritet të debutojë edhe Cristiano Ronaldo.
Gareth Southgate i ka tani në dispozicion 23 lojtarë kundër Andorrës në “Wembley Stadium” të dielën, dhe kundër Polonisë në Varshavë tri ditë më vonë.
Sancho ka luajtur 22 herë për Anglinë dhe ka shënuar tri gola. E humbi penalltinë në finalen e “Wembleyt” në “Euro 2020” kundër Italisë.