Mesfushori Jadon Sancho ka lënë prapa problemet fizike dhe tashmë është kthyer në stërvitje te Manchester Unitedi, ka bërëtë ditur “The Sun” të mërkurën. Sancho është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Erik ten Hag për ndeshjet e ardhshme.
Ai nuk ka luajtur prej muajit nëntor për shkak të lëndimit dhe pastaj telasheve fizike që i ka pasur gjatë tërë kësaj kohe. Me kthimin e 22-vjeçarit, Unitedi do të jetë edhe më i fortë në fazën e sulmit për pjesën e mbetur të sezonit.
Sancho ka vetëm 14 ndeshje të luajtura për Unitedin këtë sezon në të gjitha garat, ku ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim. Ai iu bashkua Unitedit në verën e vitit 2021 nga Borussia Dortmundi.
Artikuj të ngjashëm