Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Southgate flet për situatën e Sanchos

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Anglisë, Gareth Southgate, ka folur për situatën e Jadon Sanchos.

Sulmuesi i krahut nuk ka startuar në dy ndeshjet e para të “Euro 2020”. Por, trajneri anglez ka bërë të ditur se Sancho mund të luajë nga minuta e parë në takimin e fundit ndaj Çekisë.

“Ne kemi futbollist të rinj që për herë të parë janë në një turne të madh si ky. Jemi në pritje që t’ua japim shansin edhe lojtarëve të rinj të paraqiten në këto ndeshje. Një nga ata lojtarë është edhe Sancho”, deklaroi Southgate.

Anglia ndeshjen e fundit e luan ndaj Çekisë të martën.

Artikuj të ngjashëm