Gareth Southgate ka deklaruar se përfaqësuesja e Anglisë nuk ka lojtarë të mëdhenj në ekip, pasi ata ende nuk e kanë treguar veten.
Menaxheri anglez i ka udhëhequr ‘Tre Luanët’ drejt kualifikimit për në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’, por ka ende dyshime sa i përket kualitetit të ekipit për të arritur sukses në kompeticione të mëdha, transmeton kp.
“A janë ata lojtarë të mëdhenj? Derisa nuk jemi në finale apo duke fituar trofe, unë nuk i konsideroj të tillë”, ka theksuar Southgate.
Megjithatë, 47 vjeçari ka pohuar se ai beson në lojtarët e tij, dhe se ata janë të vendosur që të tregojnë cilësitë e tyre në botëror.