Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Southgate i bindur në suksesin e Anglisë

Foto: Reuters

Përzgjedhësi Gareth Southgate është i bindur se Anglia mund të tregohet e suksesshme në “Euro 2020”. Ai ka thënë se “Tre Luanët” kanë më shumë potencial për të treguar në vazhdim të Evropianit.

Anglia është kualifikuar në një të tetën e finales të Evropianit.

“Ne kemi luajtur kundër Kroacisë dhe Çekisë që janë përfaqësuese të nivelit shumë të lartë. Ndeshja kundër Skocisë ishte një mundës dhe një përvojë e mirë për lojtarët, në veçanti për lojtarët e rinj. Ishte një përvojë unike dhe e rëndësishme, ndërsa ndeshjet e radhës do të jenë më ndryshe. Pavarësisht nga kundërshtari ynë, do të jetë e vështirë. Por, ne e dinim këtë tetëmbëdhjetë muaj më parë. Ne e dinim që rruga nuk do të ishte e lehtë. E mira është që ne vazhdojmë të përmirësohemi. Dhe, ne kemi ardhur si një ekip i vështirë për t’u përballur. Kemi ende gjëra për të treguar”, ka thënë Southgate të mërkurën.

Anglia përfundoi si e para e Grupit D me shtatë pikë të fituara. Fitoi nga Kroacia dhe Çekia, kurse barazoi me Skocinë.

Artikuj të ngjashëm