Sport

Southgate thotë se është njeriu i duhur për ta udhëhequr Anglinë

Përzgjedhësi në presion të madh, Gareth Southgate, ka thënë se mbetet njeriu i duhur për ta udhëhequr Anglinë në Kupën e Botës dhe beson se kjo skuadër do të shkëlqejë në Katar.

Pasi u eliminua në gjysmëfinale në Rusi para katër vjetësh dhe ishte finaliste në vitin e kaluar në Kampionatin Evropian, Anglia mbetet pretenduese për ta ngritur lart trofeun e çmuar të Botërorit këtë dimër.

“Mendoj se jam personi i duhur për ta udhëhequr skuadrën në turne. Mendoj se është gjë më stabile, pa dyshim. Nuk mendoj se paraqitja ndaj Italisë ishte e dobët. Anglia do të shkëlqejë në Botëror padyshim. Kemi luajtur dhe po luajmë ndaj skuadrave të forta dhe po përmirësohemi. Dhe lojtarët e rinj në veçanti kanë mësuar nga këto ndeshje”, ka theksuar Southgate në konferencën për shtyp të dielën.