Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Southgate mbetet pjesë e Anglisë vetëm nëse fiton Evropianin

Gareth Southgate do të mbetet selektor i Anglisë vetëm nëse fiton Evropianin që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani. Ai ka thënë se Anglia është e vendosur ta fitojë “Euro 2024”.

“Qëllimi im është që me Anglinë ta fitoj turneun. Çdo bisedë që kam me lojtarët tani është e lidhur me këtë. Ajo që ndodhë në të ardhmen nuk është në mendjen time”, ka thënë Southgate për “Daily Mail”.

Anglia nën drejtimin e Southgatet arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës në vitin 2018 dhe në çerekfinale të Botërorit 2022 si dhe humbi në finale në “Euro 2020” nga Italia.